Gjuajtje me armë në një lokal nate në Suharekë, gjashtë të lënduar
Në orët e para të së premtes, në Stacionin Policor të Suharekës është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në një lokal nate në fshatin Topliqan. Sipas njoftimit, njësitë relevante të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur dhjetë gëzhoja të dyshuara të një arme automatike AK-47 në parkingun e […]
Në orët e para të së premtes, në Stacionin Policor të Suharekës është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në një lokal nate në fshatin Topliqan.
Sipas njoftimit, njësitë relevante të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur dhjetë gëzhoja të dyshuara të një arme automatike AK-47 në parkingun e lokalit.
Një person dyshohet se është goditur në këmbë dhe është dërguar urgjentisht në qendrën emergjente në Prizren, ndërsa gjashtë persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta nga gjësende të forta dhe xhamat e thyer të lokalit.
Policia ka bërë bastisje në shtëpinë dhe ambientet e njërit nga të dyshuarit, por nuk e ka gjetur atë.
Bastisja nuk ka rezultuar me zbulimin e ndonjë prove të dyshimtë.
Rasti po hetohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren dhe është klasifikuar si “Vrasje në tentativë”.
Hetimet vazhdojnë për arrestimin e të dyshuarit.















