Gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një veture në Pejë, prokuroria nis hetimet

Mëngjesin e së enjtes janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një veture, në Pejë

Në orët e hershme të së enjtes janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një veture në Pejë.

Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme, thotë për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai njoftoi se është duke u kryer një punë intensive për kapjen e të dyshuarit/dyshuarve lidhur me rastin.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Ka pasur gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një veture. Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme dhe aktualisht është duke u kryer një punë intensive për kapjen e personit, apo personave për kryerjen e kësaj vepre penale. Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’”, tha Nikçi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika