Gjuajtje me armë zjarri në Drenas, Policia konfiskon 25 gëzhoja
Njësia policore ka reaguar pas një informate për të shtëna me armë zjarri në Drenas, duke dalë menjëherë në vendin e ngjarjes rreth orës 16:00 të dielën. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar […]
Njësia policore ka reaguar pas një informate për të shtëna me armë zjarri në Drenas, duke dalë menjëherë në vendin e ngjarjes rreth orës 16:00 të dielën.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që të iniciohet rasti.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar apo të lënduar.















