Në orën 20:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “C” në Prishtinë. Polica e Kosovës menjëherë ka marrë masa duke i dërguar forcat e tyre në vendin e ngjarjes.

Informacionet e para të marra nga mjekët emergjentë kanë konfirmuar se një person është gjetur pa shenja jete.

Për Dukagjinin, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se ekipet e Policisë janë në vendngjarje duke kryer veprime të ekzaminimit të detajuar të vendit të ngjarjes për t’i mbledhur provat e nevojshme.

Po ashtu, siç raporton ekipi në terren i RTV Dukagjinit, në vendngjarje ndodhet edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Gjithashtu, po zhvillohen veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në këtë rast.

Policia nuk ka dhënë ende informacione konkrete lidhur rastin.