Gjuajtjet me armë në Breg të Diellit, arrestohet një 23-vjeçar

"Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të arrestoj personin e dyshuar lidhur me rastin Vrasje e rëndë në tentativë. Rasti ka ndodhë me datën 13.06.2024 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë", thuhet në njoftim

Policia e Kosovës ka arrestuar një 23-vjeçar, i dyshuar lidhur me rastin “Vrasje e rëndë në tentativë” që ndodhi më 13 qershor në Breg të Diellit në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i të dyshuarit me inicialet H.V, është bërë në banesën e tij, ku edhe janë gjetë dhe sekuestruar, një armë e gjatë AK-47, një revole, një granatë dore dhe një thikë.

“Arrestimi i personit të dyshuar: H.V. mashkull 23 vjeç, nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetë dhe sekuestruar: një armë e gjatë AK-47, një revole, një granatë dore, një thikë etj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Foto nga Policia e Kosovës
Foto nga Policia e Kosovës

Pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe: Natë e gjatë në Breg të Diellit, qytetarët terrorizohen nga gjuajtjet me AK-47

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika