Përpos që nuk po e votojnë për Kryeparamentare, në raport me Albulena Haxhiun qëndrim i përbashkët i partive opozitare është se ata e shohin se figurë përçarëse.

Këtë vlerësim politik bashkë me disa shkrime e deklarata të opinionistëve, Haxhiu e ka cilësuar gjuhë të papranueshme denigruese e shumëçka tjetër, duke thënë se për 15 vjet nuk ka pasur post unifikues por ka qenë në opozitë dhe ministre e Drejtësisë.

Këto dyja të fundit qëndrojnë, por përgjatë mandatit e edhe në fushatë Haxhiu nuk e ka kursyer opozitën me deklarata.

Konfiskimi të pasurisë së pajustifikueshme, të cilës po i frikësohet shumë opozita dhe disa oligarkë”, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu.

Ndaj ish-partive opozitare gjuha denigruese nëpër rrjetet sociale është e vazhdueshme, por është aktivizuar më shumë këto ditë.

Për shembull deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili e cila ishte mysafire në emisioni Debat Plus në një video-deklaratë të shpërndarë nga RTV Dukagjini fyhet në mënyrën më të ulët nga një profil fake.

Profili me emrin Marigona Fona në këtë video e ka lënë këtë koment: Jemi duke jetuar në kohën kur lavi#et shesin moral…”.

Në profilin e tij shpërndanë video mbështetëse ndaj partisë që e kishte pushtetin, por kjo sigurisht nuk nënkupton se është qëndrim zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosja ose se qëndrojnë prapa këtij profili.

Në anën tjetër në Facebook, edhe profili me emrin Lule Gjeli që e ndjekë po të njëjtën vijë politike, po përhapë fotografi me gjuhë e mesazh denigrues ndaj opozitës.

Duke e përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar figura të animuara, krahasimin me kafshët, në këtë rast me lopën e përdor edhe për një deputete të PDK-së e edhe për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

“Lopa e PDK kërkon terminal doganor për votë parlamentare.”, “Lodra për fëmijë”, këto janë mbishkrimet fyese mbi këto animacione.

Se kush qëndron prapa këtij profili nuk dihet.

“Gjuha e urrejtjes në Kosovë ka vite që përdoret si formë e komunikimit publik fatkeqësisht. Edhe komunikimit politik në të njëjtën kohë…Çka është e re në këtë situatë, është që ne po shohim përdorim e inteligjencës artificiale për me gjeneru përmbajtje e cila në bazë e ka urrejtjen qofshin ato fotografi, video, qofshin ato meme të komunikimit politik në Kosovë”, ka thënë profesor i gazetarisë, Alba Zeneli.

Profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës thotë se gjuha e urrejtjes nuk ka munguar viteve të fundit dhe është kultivuar për katër vjet edhe nga partia në pushtet. Sipas tij ndryshimi pozitiv i diskursit politik dhe edukimi medial do ta luftonte këtë dukuri të rrezikshme që përhapet nëpërmjet rrjeteve sociale.