Gjuha rome bëhet zyrtare në Prizren
Komuna e Prizrenit, ka njoftuar se gjuha e komunitetit romë është bërë gjuhë zyrtare pas iniciativës se kryetarit të kësaj komune Shaqir Totaj. “Me iniciativë të Kryetarit Shaqir Totaj, sot, u zgjodh një prej çështjeve më të rëndësishme të komunitetit rom në Komunën e Prizrenit, gjë për të cilën është punuar më shumë se një […]





Komuna e Prizrenit, ka njoftuar se gjuha e komunitetit romë është bërë gjuhë zyrtare pas iniciativës se kryetarit të kësaj komune Shaqir Totaj.
“Me iniciativë të Kryetarit Shaqir Totaj, sot, u zgjodh një prej çështjeve më të rëndësishme të komunitetit rom në Komunën e Prizrenit, gjë për të cilën është punuar më shumë se një dekadë që të arrihet në pikën që u realizua sot”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizernit
“Në mbledhjen e Kuvendit Komunal, u votua pro që Gjuha Rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën tonë”, kanë shtuar në komunikatë.
“Ky komunitet ka trashëgimi unike dhe ndër prioritetet e Komunës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim”, ka thënë kryetari i Komunës Shaqir Totaj.
Sipas kryetari të Prizrenit, elementi më jetikë për njerëzimin është gjuha.




















