Gjukanoviq: Edhe Kosova duhet të ketë vend në KiE

Gjatë vizitës në Kosovë, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi si anëtare e fundit në Këshillin e Evropës, ka zbatuar reforma të shumta për anëtarësimin e tij në KE, dhe në këtë drejtim e sheh edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim dhe e mbështet atë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në konferencën për media ka thënë se Mali i Zi  e mbështet Kosovën në aplikimin e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës duke thënë se Evropa duhet të përsërisë mesazhin që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë vend në BE.

”Anëtarësimi i Ballkanit në BE do të ishte investim i shkëlqyer. Ngjarjet në Ukrainë janë momente që na kanë zgjuar neve në Evropë dhe që në Ukrainë nuk është goditur vetëm pavarësia, por edhe sistemi i vlerave evropiane. Ka ardhur koha që Evropa të përsërisë mesazhin, që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në BE. Presim që në këtë moment dhe kohën e ardhshme të kemi të ripërtrirë procedurën e integrimit”, tha presidenti malazez, transmeton PortaliD.

Ai shton se Mali i Zi si anëtare e fundit në Këshillin e Evropës ka zbatuar reforma të shumta dhe pret që në të njëjtin drejtim ta sheh dhe Kosovën.

”Është treguar qartë qëndrimi ynë që Kosova të integrohet. Është organizata më e vjetër pan evropiane (Këshilli i Evropës). Ne si anëtarja e fundit e kemi shfrytëzuar shumë mirë dhe kemi zbatuar reforma të shumta. Në këtë drejtim e shohim edhe aplikacionin e Kosovës dhe është e logjikshme që e mbështesim atë’’, tha ndër të tjerash Gjukanoviq.

Ndërkaq, sa i përket iniciativës së Ballkanit të hapur, presidenti malazez tha se nuk janë pjesë e saj, pasi sipas tij ‘’Open Ballkan’’ ka rrjedhur në një moment të depresionit në rajon, kur e ka përfunduar mandatin kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe është vënë në pikëpyetje integrimi evropian.

Më 12 maj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më pesë maj 1949, për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta të lirisë politike.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika