Gjukanoviq – i ftuar i Kurtit për darkë, nxjerr pikëpamjet për lëvizjet në rajon

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, ishte i ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në darkën e organizuar me rastin e mbledhjes ndërkombëtare “Samiti i Ballkanit perëndimor 2022”, i organizuar nga “The Economist"

Vizita e presidentit të malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në Kosovë





Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, të hënën e 24 tetorit, kishte mbërritur në Kosovë në një vizitë zyrtare.

Presidenca malazeze përmes një komunikate për media ka bërë të ditur arsyet e vizitës së presidentit Gjukanoviq në Kosovë.

Sipas njoftimit, presidenti malazez ishte i ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në darkën e organizuar me rastin e mbledhjes ndërkombëtare “Samiti i Ballkanit perëndimor 2022”, i organizuar nga “The Economist”.

“Presidenti shfrytëzoi rastin të takojë bashkëbisedues dhe të nxirrte pikëpamjet për lëvizjet në rajon, në kontekstin e përbashkët evropian dhe euroatlantik aspiratat dhe ngjarjet në nivel global”, thuhet në njoftim.

Vizita e presidentit të malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në Kosovë

Në këtë tubim prestigjioz ndërkombëtar, pjesëmarrësit kanë ndarë mendimet, vizionet dhe strategjitë e tyre në lidhje me adresimin e krizës aktuale të shkaktuar nga agresioni i Federatës Ruse ndaj Ukrainës, si dhe domosdoshmërinë për një integrim më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Gjithashtu, janë diskutuar planet për përmirësimin e rritjes ekonomike, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

Vizita e presidentit të malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në Kosovë

Në mbrëmjen e së hënës, sipas njoftimit të presidencës malazeze, morën pjesë pjesëmarrës nga BE, SHBA dhe shtetet e rajonit, organizatat ndërkombëtare, biznesi dhe institucionet financiare, duke përfshirë, Stuart Pich, të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin, Martin Schulc, ish-President i Parlamentit Evropian, Wolfgang Ishinger ish-president i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së, e të tjerë.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte njoftuar se më datën 24 tetor do të bllokohen disa rrugë për shkak të vizitës së presidenti të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Sonte, më datën 24 tetor 2022, në orët e mbrëmjes, Republikën e Kosovës pritet ta vizitojë Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, së bashku me një delegacion shoqërues” thuhet në komunikatën e Policisë.

“Gjatë vizitës së Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të disa segmenteve rrugore”, është thënë në komunikatë.

Gjithë kjo është duke u bërë që të sigurohet sipas policisë mbarëvajtja e rendit deri sa të kalojë eskorta zyrtare e delegonit nga Malit i Zi.





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika