Gjukanoviq në Kosovë, bllokohen disa rrugë
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datën 24 tetor do të bllokohen disa rrugë për shkak të vizitës së presidenti të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. “Sonte, me datën 24 tetor 2022, në orët e mbrëmjes, Republikën e Kosovës pritet ta vizitoj Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, së bashku me […]





Policia e Kosovës ka njoftuar se më datën 24 tetor do të bllokohen disa rrugë për shkak të vizitës së presidenti të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
“Sonte, me datën 24 tetor 2022, në orët e mbrëmjes, Republikën e Kosovës pritet ta vizitoj Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, së bashku me një delegacion shoqërues” thuhet në komunikatën e Policisë.
“Gjatë vizitës së Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të disa segmenteve rrugore”, është thënë në komunikatë.
Gjithë kjo është duke u bërë që të sigurohet sipas policës mbarëvajtja e rendit deri sa të kalojë eskorta zyrtare e delegonit nga Malit i Zi.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore, ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, kanë shtuar ata.
Ata kanë përfunduar duke thënë se do ta bëjnë riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.




















