Gjukanoviq për demarkacionin: Do të krijojmë kushte për korigjime

Presidenti i Malit të Zi ka thënë se ekziston mundësia për korrigjim “të logjikshëm” të demarkimit të kufirit me Kosovën

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka folur edhe për demarkacionin e kufirit me Kosovën.

Ai ka thënë se shteti të cilin e përfaqëson nuk dëshiron që të ketë asnjë problem me shtetin e Kosovës.

Gjukanoviq është shprehur se përmes punës së komisionit të përbashkët, do të krijojnë kushte për korigjime që sipas tij do të kontribuojnë që demarkimi i kufirit të jetë i logjikshëm.

“Përmes punës së komisionit të përbashkët do të krijojmë kushte të domosdoshme për korrigjime, për të cilat do të dakordohemi dhe që do të kontribuojmë që ky kufi në demarkacionin e tij të jetë i logjikshëm, dhe të mos shërbejë si burim i mosmarrëveshjeve dhe rrezikim të mardhënieve tona”, ka deklaruar ai.

Gjukanoviq ka përmendur që marrëveshja për demarkacion së pari është nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë, e pastaj nga dy presidentët e vendit në Pogdoricë, ku edhe është caktuar puna për një komision të përbashkët të kufirit.

“Jemi të vetëdishëm që miqësia arrihet me vështirësi, duhet të ruhet me kujdes. Kemi marrëveshjen në vitin 2015 në Vjenë, dhe pastaj në Pogdoricë është nënshkruar deklarata e përbashkët ku kanë precizuar mundësitë e caktuara për punën e komisionit të përbashkët për demarkacionit të kufirit, pastaj është verifikuar marrëveshja në të dy parlamentet tona”, ka shtuar ai.

Gjukanoviq ka theksuar se miqësia mes Malit të Zi dhe Kosovës do të vazhdojë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika