Presidenti malazez Milo Gjukanoviq tha se sot Serbia dhe rajoni do të dukeshin ndryshe, nëse Zoran Gjingjiq, kryeministër i Serbisë, nuk do të vritej në vitin 2003. 

Në vitin 2003 nuk është vrarë vetëm e ardhmja e Serbisë, por sipas të parit të Malit të Zi, është vrarë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor në tërësi.  

“Vrasja e tij ka kohë që ka vrarë të ardhmen evropiane si të Serbisë, edhe të Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Gjukanoviq. 

“Zorani do të arrinte qëllimin e tij politik dhe jetësor, Serbia do të ishte tashmë një anëtare e Bashkimit Evropian,” ka shkruar Gjukanoviq në Twitter me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së Gjingjiqit. 

Njegovim ubistvom, zadugo je ubijena evropska budućnost i Srbije i Zapadnog Balkana. Bio mi je dragi prijatelj i saborac. Kao i prethodnih decenija, i danas sam u mislima sa njegovom porodicom. I sa Srbijom koja tuguje. Slava Zoranu Đinđiću!

— Milo Đukanović (@predsjednik_cg) March 12, 2023