Gjukanoviq: Shteti është në gjendje të tillë që nuk do të mund të marrë më kredi, nuk jemi larg skenarit grek

Milo Gjukanoviq

Kreu i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe kandidati i saj për president Milo Gjukanoviq ka thënë se shteti i Malit të Zi është në gjendje të tillë që nuk do të mund të marrë më kredi.

“Nëse shteti vazhdon të menaxhojë financat publike si në periudhën e kaluar, Mali i Zi do të përballet me një skenar grek”, ka deklaruar Gjukanoviq .

“Shkalla e shpallur e tatimit mbi fitimin prej 33 për qind do të bëjë që investitorët të largohen”.

“Ky vend është në një gjendje të tillë që nuk do të mund të marrë më një kredi. Bankat shohin se kanë një klient të dehur”, ka shtruar ai.

Më tej, ai ka thënë se në dy vitet e fundit beson se gjithçka është shlyer ose investitorët janë përzënë.

“Ky është absolutisht një menaxhim i papërgjegjshëm i ekonomisë që çon në shembjen e themeleve ekonomike të shtetit. Dhe aty ku nuk ka baza ekonomike, zhduket edhe shteti”, ka përfunduar ai raporton mprotal.me, përcjell Dukagjini.com.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika