Gjukanoviq takon Konjufcën, ia rikonfirmon mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e ka rikonfirmuar mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili ka rikonfirmuar mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në komunikatën e lëshuar për media nga zyra e kryeparlamentarit, thuhet se në takim është diskutuar për aktualitetin politik, zhvillimet në rajon, agresionin rus në Ukrainë si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe shtimin e intesitetit të aktiviteteve ndërparlamentare midis dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

“Me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë, Gjukanoviq e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe konfirmoi mbështetjen e Malit të zi për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe organizatat e tjera ndëkrombëtare”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi, Konjufca ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e presidentit Gjukanoviq dhe Malit të Zi.

“Forcimi i mëtejmë i raporteve të ndërsjella fqinjësore është një kontribut shtesë për stabilitetin në Ballkan dhe përspektivën e përbashkët euroatlantike”, vijon njoftimi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Po ashtu, Gjukanoviq ka shprehur domosdoshmërinë e integrimit të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, që të dy i kanë vlerësuar të shkëlqyera marrëdhëniet ndërshtetërore dhe kanë shprehur përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit me interes për të dy shtetet.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika