Gjuriq: Rezultati i votimit të Rezolutës së Srebrenicës, sinjal për ata që e duan Kosovën në OKB

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se rezultati i votimit është një sinjal për ata që do të përpiqen, siç thotë ai, “ta fusin Kosovën në OKB me të cilën do të përballen me rezistencë të madhe”

Marko Gjuriq

Miratimi i rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është përdorur politikisht për “ta shkelur Marrëveshjen e Dejtonit”.

Gjuriq tha se rezultati i votimit është një sinjal për ata që do të përpiqen, siç thotë ai, “ta fusin Kosovën në OKB me të cilën do të përballen me rezistencë të madhe”.

Ai ka theksuar se Rezoluta për Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë është “një përpjekje për të shkaktuar grindje mes serbëve dhe boshnjakëve”.

Shefi i diplomacisë serbe tha se disa ithtarë të rezolutës u “përpoqën të mashtrojnë vendet anëtare të OKB-së para votimit dhe, ndër të tjera, me një histori të rreme se Serbia do të votonte pro rezolutës ose se të paktën do të abstenonte”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika