Gjykata e Apelit ia anulon vazhdimin dymujor të paraburgimit Nagip Krasniqit

Gjykata e Apelit anulon vendimin për zgjatjen e paraburgimit të Nagip Krasniqit dhe kthen çështjen në rivendosje

Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi

Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore për zgjatjen e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Aktvendimi i Gjykatës themelore është anuluar dhe çështja i është kthyer në rivendosje.

“Me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të pandehurit Nagip Krasniqi, avokatit Virtyt Ibrahimaga, sipas detyrës zyrtare, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special PPPS.nr.20/2023 dt. 19.07.2023, anulohet dhe çështja i kthehet Gjykatës së njëjtë në rivendosje”, thuhet në pikën e parë të aktvendimit.

Sipas vendimit, Nagip Krasniqi do të mbetet në paraburgim deri në një vendim tjetër të gjykatës së shkallës së parë.

Sipas Apelit vendimi i Themelores për vazhdimin e paraburgimit për Krasniqin për dy muaj, “është përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 paragrafi 1, nënparagrafi 1.10 dhe paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 e lidhur me nenin 188 të Kodit të Procedurës Penale”.

Tutje në vendimin e Gjykatës së Apelit thuhet se çështja e paraburgimit është kthyer në rivendosje në mungesë të arsyeve “për faktet vendimtare në këtë çështje penale”.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, pas analizimit të aktvendimit të ankimuar dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore të mbrojtësit të pandehurit…. Virtyt Ibrahimaga, të ushtruar kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PPPS.nr.20/2023 dt.19.07.2023, gjeti se aktvendimi i ankimuar është përfshirë me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 par. I nënpar. 1.10 dhe par.2 nënpar 2.1 e lidhur me nenin 188 të KPPS-ës, për cka detyrimisht duhej anuluar dhe kthyer në rivendosje në mungesë të arsyeve për faktet vendimtare në këtë cështje penale dhe moszbatim të dispozitave të KPP-ës.

“Gjykata e Apelit gjen se gjykata e shkallës së parë në aktvendimin e ankimuar, nuk ka dhënë arsyet e duhura dhe të nevojshme sa i përket vazhdimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, që lidhen me pikën 1.2.2 të KPPRK-së e që kanë të bëjnë me rrezikun e asgjësimit, fshehjes, ndryshimit apo falsifikimit të provave të veprave penale dhe pengimit të procedurës penale përmes ndikimit në dëshmitarë, në të dëmtuar apo bashkëpjesëmarrës të veprave penale”, thuhet në vendim.

Në dokument thuhet se Gjykata e shkalllës së parë e ka përmendur rrezikun e ndikimit në dëshmitar dhe asgjësimin e provave, por nuk ka cekur cilët janë ata dëshmitarë që nuk janë dëgjuar deri më tani e që mund të paraqesin rrezikun e ndikimit nga i pandehuri.

“Kolegji i kësaj gjykate vëren se Gjykata e shkallës së parë përveç që ka përmendur në arsyetim për pikën 1.2.2 të KPPRK-së, në aktvendimin e ankimuar, rrezikun e ndikimit në dëshmitar, dëmtuar dhe bashpëjesmarrës si dhe rrezikun e asgjësimit, fshehjes apo falsifikimit të provave dhe pengimit të procedurës penale, nuk ka përmendur dhe cekur se cilët janë ata dëshmitarë që nuk janë dëguar deri më tani e që paraqesin rrezikun e ndikimit e të pandehurit në të njëjtit sipas kësaj pike”, thuhet në vendim.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika