Gjykata e Apelit konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj Dhurata Hoxhës dhe tre të tjerëve

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar atkakuzën ndaj Dhurata Hoxhës dhe tre personave të tjerë, të dyshuar për korrupsion





Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe tre të akuzuarve të tjerë Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi.

Bashkë me ish-ministren për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohen Mustafa dhe Dushi, ndërsa Tahiri akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sipas vendimit të siguruar nga Betimi për Drejtësi, Apeli i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve Fitim Mustafa, avokat Arbër Jashari, Dhurata Hoxha, avokat Florent Latifaj, Gëzim Dushi, avokate Kosovare Klemendi dhe Ekrem Tahiri, avokat Driton Muharremi, të paraqitura kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me kundërshtimet dhe kërkesat për hedhje të aktakuzës.

Me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special të 27 korrikut 2022, i janë refuzuar kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të ushtruar nga mbrojtësit e lartcekur.

Kundër këtij aktvendimi brenda afatit ligjor, ankesë ka ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Mustafa, avokati Jashari, për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale, aplikimit të gabuar të dispozitave materiale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. Ai ka propozuar që Gjykata e Apelit ankesën ta aprovojë si të bazuar, aktvendimin e ankimuar ta ndryshojë në mënyrë që ta hedhë aktakuzën e ushtruar ndaj Mustafës.

Avokati Latifaj për të akuzuarën Hoxha, ka ushtruar ankesë për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, me propozim që Gjykata e Apelit ta kthejë çështjen në rivendosje ose ta hedhë poshtë aktakuzën dhe të pushohet procedura penale.

Ndërsa, avokatja Kelmendi për të akuzuarin Dushi nuk i ka specifikuar shkaqet ankimore, por ka propozuar që Gjykata e Apelit ta aprovojë ankesën dhe aktakuza të hedhet si e pabazuar.

Ndërkaq, avokati Muharremi për të akuzuarin Tahiri, ka paraqitur ankesë për shkak të shkeljes esenciale të procedurës penale, konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe shkeljes së dispozitave materiale. Ai ka propozuar që Apeli ta aprovojë ankesën dhe ta hedhë aktakuzën ose të anulohet aktvendimi dhe çështja të kthehet në rivendosje.

Prokuroria e Apelit me parashtresën e 31 gushtit 2022, ka propozuar që të refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve dhe vendimi i ankimuar të vërtetohet.

Në arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Apelit pretendimet ankimore nuk janë të bazuara, sepse me aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë janë vlerësuar në mënyrë të drejtë kërkesat e paraqitura nga mbrojtësit, dhe sipas Apelit, janë dhënë arsye të mjaftueshme se aktakuza e ngritur nga PSRK, dëshmohet se ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e  bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, për të cilat akuzohen, duke u mbështetur në prova materiale.

Andaj, sipas Apelit, nga vlerësimi i shkresave të lëndës për këtë fazë të procedurës, nuk ka asnjë rrethanë që do të mund të plotësonte kushtet për kundërshtimin e provave si dhe kushtet për hedhjen e aktakuzës.





Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika