Gjykata e Durrësit liron Noizy-n nga burgu, ofron garanci 5 milionë lekë

Noizy është liruar nga Gjykata e Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 milionë lekësh, raporton TopChannel.

Noizy dhe shoku i tij, Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës për një rrahje në një diskotekë në Pejë, ndërsa u arrestuan në Shëngjin më 7 gusht me kërkesë të autoriteteve të Kosovës.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës.

2. Caktimin me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasat R. Rajku, te masës së sigurimit “Garancia Pasurore parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale si alternativë e masës së sigurimit “Arrest ne burg”,parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

3. Grancia pasurore parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale caitohet në shumën 5.000.000 pesë milion) Lekë.

4. Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda nje afati 5 (pesë) ditor. Shtetasi R.Rajku të qëndrojë me mesë sigurimi “artest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjehere prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës, dhe të urdhëroje, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm te personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 258 i Kodit të Procedures Penale

5. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkalles së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Durës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e ketij vendimi.

6. Ky vendim t’i njoftohet menjëherë Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqiperise.

1. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5(pese) ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përguthshëm, duke filluar ky afat nga e nesermja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika