Gjykata e Prishtinës vendos masë sigurie mbi 68 ari pronë të UP-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masë sigurie mbi një ngastër prej 68 ari në zonën e fakulteteve teknike, e cila është pronë komunale në shfrytëzim të përhershëm të Universitetit të Prishtinës.

Vendimi është marrë më 24.08.2026, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sipas Universitetit të Prishtinës, masa e sigurisë ndalon veprimet që mund të çojnë në shitjen, bartjen, dhurimin, ngarkimin me barrë, dhënien në shfrytëzim, ndryshimin e gjendjes faktike apo tjetërsimin e pronës në çfarëdo forme tjetër.

UP-ja e ka cilësuar vendimin si të rëndësishëm për mbrojtjen e pronës universitare dhe interesit publik.

Sipas universitetit, për vite me radhë mbi këtë pronë janë ngritur pretendime nga persona privatë, ndërsa ndaj UP-së janë paraqitur edhe kërkesa financiare në vlera milionëshe për pagesën e qirasë për hapësirën që universiteti thotë se e ka shfrytëzuar në mënyrë legjitime për veprimtarinë akademike dhe institucionale.

Çështja e pronës ishte trajtuar edhe nga Komisioni Parlamentar i Kuvendit të Kosovës për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Në raportin e 14 majit 2024, sipas UP-së, komisioni kishte evidentuar probleme dhe dyshime lidhur me dokumentacionin dhe historikun e pronës dhe kishte kërkuar që rasti të trajtohej nga organet kompetente të drejtësisë.

Pretendimet për pronësinë lidhen me një aktgjykim të pretenduar të ish-Gjykatës Komunale në Prishtinë, të 27 majit 1998, përmes të cilit pretendohet se prona komunale kishte kaluar në pronësi private dhe më pas ishte bartur te persona të tjerë.

Universiteti i Prishtinës ka falënderuar ish-Komisionin Parlamentar, ish-deputeten Fitore Pacolli dhe Milazim Salijajn për angazhimin në trajtimin e kësaj çështjeje, si dhe organet e drejtësisë dhe hetuesisë për trajtimin e rastit.

“Universiteti i Prishtinës u bën thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që mbajnë, shfrytëzojnë apo pretendojnë, pa bazë të qartë juridike, hapësira dhe prona të Universitetit që, deri më 30 tetor 2026, t’i lirojnë dhe t’ia kthejnë ato Universitetit” – thuhet në njoftimin e UP-së, të lëshuar, të shtunën më 05.09.2026./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Të fundit nga rubrika