Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka dënuar Greqinë për vdekjen e emigrantëve në vitin 2014

Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka dënuar Greqinë për fundosjen e anijes në Detin Egje në vitin 2014. Kjo anije kishte 27 emigrantë, prej tyre 11 kanë ndërruar jetë. Gjykata dënoi Greqinë që t’u paguajë 330 mijë euro dëmshpërblim ankuesve

Ilustrim

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur të enjten e 7 korrikut se institucionet greke nuk kanë mbajtur përgjegjësi për fundosjen e anijes me emigrantë në Detin Egje në vitin 2014.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka thënë se për këtë rast ka pasur shkelje të së drejtës për jetë dhe shkelje të ndalimit të trajtimit çnjerëzor.

Rasti për të cilin u diskua në Gjykatë ishte për fundosjen e një anije peshkimi në detin Egje në vitin 2014. Në këtë anije peshkimi nga 27 shtetas të huaj, 11 persona kanë humbur jetën.

“Gjykata konstatoi se kishte mangësi në procedurë, se autoritetet kombëtare nuk kryen një hetim të plotë dhe efektiv që mund të hedhë dritë mbi rrethanat në të cilat anija u mbyt dhe se ata nuk bënë gjithçka që mund të pritej në mënyrë të arsyeshme prej tyre dhe t’u sigurojë kërkuesve dhe të afërmve të tyre nivelin e mbrojtjes që kërkohet nga konventat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata Evropiane e të drejtave të Njeriut ka urdhëruar Greqinë t’u paguajë 330 mijë euro dëmshpërblim ankuesve.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika