Gjykata e Vranjës në Serbi nuk e lejon premierën për filmat shqiptarë

I ftuar në emisioni "Rreth e Rrotull" ishte producenti shqiptarë, Gani Veseli. Ai njoftoi më shumë rreth premierës së filmave shqiptar në Komunën e Bujanovcit, për të cilët nuk mundi të publikonte punën e tij dhe anulimit të premierës një ditë para se të mbahej

Gani Veseli në 'Rreth e Rrotull'.

Gjykata e Vranjës në Serbi nuk ka lejuar premierën për dy filmat shqiptarë, “Heshtja vret” dhe “I pabesi”, kjo si pasojë pasi financuese e këtyre dy filmave është Republika e Kosovës.

Producenti i këtyre dy filmave, Gani Veseli, ka thënë se, “këta filma tashmë kanë marrë një epilog krejt ndryshe që as vetë s’e kisha pasur menduar”.

“Sot po ballafaqohem me drejtësinë atje në Serbi, për dy filma. Këta dy filma ishin të planifikuar për premierë në Bujanovc, “Heshtja vret” dhe “I pabesi”, paralel që të jepen të dy filmat”, vijon Veseli.

Tutje, Gani Veseli ka thënë se “një natë para se me u shfaqë filmat, u morëm në biseda informative dhe na u ndal premiera që të jepet në Bujanovc dhe pastaj e mori në dorë prokurorja e lartë, e tashmë ka hyrë në lojë edhe Ministria e Kulturës në Serbi”.

Ndër të tjera, përgjatë emisionit, ai ka thënë se është rasti i parë që ndodh diçka e tillë.

“Është rast unik që për herë të parë po mbahet diçka për film në Gjykatë”, është shprehur Veseli.

Sipas tij, pas thirrjes së seancës së parë, është paraparë që të mbahet edhe seanca e dytë në muajin e ardhshëm.

“Seanca e dytë është vendosur më 4 gusht, që Gjykatësja të kërkojë nga komisioni se si e kanë parë filmin, e kanë parë me titra filmin dhe t’ia sjellin Gjykatës, edhe kjo paralel ta shofim filmin edhe një herë që të mos marrin ndonjë vendim qoftë për të mirë ose për të keq, edhe pse dyshojë në këtë gjë”, ka thënë Veseli.

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika