Gjykata franceze i kërkon Bernard Arnault të paguajë 22.5 milionë euro taksa shtesë

Bernard Arnault dhe bashkëshortja e tij janë urdhëruar nga Gjykata Administrative e Apelit në Paris të paguajnë afro 22.5 milionë euro detyrime shtesë tatimore, pas një vendimi që lidhet me një mosmarrëveshje shumëvjeçare me autoritetet franceze.

Sipas vendimit, të cituar nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP), çifti duhet të paguajë 12.96 milionë euro për vitin 2010, shumë që përfshin taksa, kontribute shoqërore, penalitete dhe interesa për vonesat në pagesë.

Përveç kësaj, Arnault është ngarkuar me një detyrim shtesë prej 9.5 milionë eurosh në kuadër të taksës franceze të solidaritetit për pasurinë, e cila mbulon periudhën 2012–2015.

Një zëdhënës i Arnault konfirmoi për AFP se vendimi do të kundërshtohet në Këshilli i Shtetit i Francës, duke bërë të ditur se beteja ligjore do të vazhdojë.

Në qendër të çështjes ndodhet struktura e pronësisë së aksioneve të LVMH, e cila sipas raportimeve të medias franceze L’Informé ka qenë objekt i një kontrolli të detajuar tatimor. Gjatë hetimeve, autoritetet franceze kanë kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve në Luksemburg dhe Bahamas për të mbledhur informacion shtesë.

Bernard Arnault mbetet personi më i pasur në Francë dhe Evropë. Sipas renditjes së Bloomberg, ai aktualisht zë vendin e tetë në mesin e miliarderëve më të pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar në rreth 165 miliardë dollarë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika