(DOKUMENT) Gjykata Komerciale shtyn vendimin e MINT-it për pezullimin e certifikatës së Klan Kosovës

Gjykata Komerciale e ka shtyrë vendimin e MINT-it për pezullimin e certifikatës së Klan Kosovës

Gjykata Komerciale ka aprovuar kërkesën e Klan Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve.

Ky vendim vjen dy ditë pasi rasti i pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit ‘’Klan Kosova’’ është pranuar në Gjykatën Komerciale të Kosovës, përkatësisht në Dhomat e Shkallës së Parë.

Kësisoj, Gjykata Komerciale e ka aprovuar kërkesën e Klan Kosova për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve kontestuese të nxjerra nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të MINT.

Ekzekutimi i këtyre vendimeve shtyhet derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor.

Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë kanë vendosur sot lidhur me konfliktin administrativ sipas padisë së paditësit Klan Kosova Sh.p.k. kundër të paditurit Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Para disa ditësh, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka refuzuar ankesën e televizionit Klan Kosova ndaj vendimit për pezullim të certifikatës së biznesit.

Dokumenti:

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika