Gjykata Komerciale seancat po i mbanë në zyra të gjyqtarëve

Gjykata Komerciale është instanca më e re gjyqësore e themeluar në Kosovë. Fillimet për këtë gjykatë të re, duket se po kalojnë me disa vështirësi. Ndër to, edhe mungesa e gjykatoreve për mbajtjen e seancave. Në mungesë të tyre, të gjitha seancat po zhvillohen në zyrat e gjykatësve

Zyra e gjyqtarit, Ardis Dumani





Në zyrën e vogël të gjyqtarit, Ardis Dumani, është mbajtur një prej seancave në Gjykatën Komerciale.

Kështu, në mungesë të gjykatoreve, Gjykata më e re në vend në të gjitha rastet seancat po i mbanë në zyrat e gjyqtarëve.

“Hap seancën përgatitore në konfliktin administrativ të paditësit KESCO, kundër të paditurës ZRRE”, ka hapur seancën gjyqtari Ardis Dumani.

Për shkak të hapësirës, në këtë seancë morën pjesë vetëm pesë persona.

E një prej lëndëve të para që po e shqyrton Gjykata Komerciale, është një padi që KESCO e ka dorëzuar kundër ZRRE-së, në lidhje me disa shpenzime të energjisë elektrike, të cilat nga KESCO po vlerësohet se duhet faturuar.

Lënda nuk është shumë voluminoze, prandaj shpejtë kalohet në fjalën përfundimtare.

“Nuk është dhënë një shpjegim nga ZRRE-ja se çka të bëhet me kilovatët e shpenzuar, kur dihet teknikisht se nuk mund t’i anashkalojmë dhe të mos i faturojmë”, ka thënë Shpresa Musliu nga KESCO.

 

Shpresa Musliu, KESCO

“I propozojmë Gjykatës që padinë e paditësit ta refuzoj si të pabazuar”, ka deklaruar Vlora Krasniqi nga ZRRE

Vlora Krasniqi, ZRRE

Për këtë rast, aktgjykimi do të shpallet ditëve në vijim.

Mungesën e hapësirave për mbajtjen e seancave, e kritikojnë edhe nga shoqëria civile.

“Nuk është e hijshme që seancat të mbahen nëpër zyret e gjyqtarëve dhe definitivisht se ato duhet të mbahen në sallat e gjykimeve. Për këtë arsye, fillimisht edhe Këshilli Gjyqësor duhet që ta kryejë punën e vet, mirëpo edhe i njëjti Këshill duhet të përkrahet me buxhet në mënyrë që të ketë mundësi për zhvillimin e hapësirave”, ka thënë Gzim Shala nga IKD.

Gzim Shala

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thekson se funksionalizimi i Gjykatës Komerciale pritet t’u zgjidhë shumë problem bizneseve.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika