Gjykata Kushtetuese dhe AKI-ja mohojnë raportimet për “shantazh” ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka mohuar pretendimet se "Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues“

Gjykata Kushtetuese dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë i kanë mohuar dhe hedhur poshtë raportimet se drejtori i kësaj të fundit është denoncuar për shantazhim të gjyqtarëve të Kushtetueses.

Përmes një komunikate, Gjykata Kushtetuese ka thënë se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, mohon pretendimet e shkrimit të publikuar nga portali Paparaci.com, të dielën, më 16 prill 2023, me titull: “Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues“. Gjykata Kushtetuese është plotësisht e pavarur në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese. Ajo gjithashtu, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe atyre të përcaktuara në ligjet e aplikueshme, ka bashkëpunim me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, AKI-ja ka theksuar se shkrime të tilla e dëmtojnë kredibilitetin e saj dhe provojnë të mashtrojnë opinionin.

“Agjencia e Kosovës për Inteligjencë hedh poshtë dhe i cilëson të pavërteta pretendimet e artikullit të publikuar në paparaci.com, me titullin “Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues”.

Në këtë komunikatë thuhet se AKI, në bazë të detyrave të përshkruara me ligj, bashkëpunon me të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Pretendimet e shkrimit në fjalë, provojnë që të mashtrojnë opinionin publik dhe njëkohësisht të dëmtojnë kredibilitetin e AKI-së”, thuhet në reagimin e AKI-së.

Ndryshe, portali “paparaci.com” të dielën e 16 prillit gjatë ditës ka raportuar se drejtori i AKI-së është denoncuar për shkak të shantazheve të tij ndaj disa gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika