Gjykata Kushtetuese pezullon marrëveshjen në mes të Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët

Italy's Prime Minister Giorgia Meloni, as he meets Albania ’s Prime Minister Edi Rama at Chigi Palace, in Rome, Italy 6 November 2023. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka pezulluar ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend me Italinë për emigrantët.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka shqyrtuar padinë e deputetëve të opozitës kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese vjen në një kohë kur mazhoranca socialiste kishte planifikuar miratimin e marrëveshjes në seancën e së enjtes [sot].

Në këtë mënyrë pezullohet automatikisht procedura e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me Italinë.

Pas vendimit, Holta Zacaj, në një komunikim me gazetarët, bëri të ditur se për këtë vendim do të njoftohet menjëherë Kuvendi, i cili është i detyruar të ndërpresë procedurat parlamentare për ratifikimin në seancë plenare.

Kushtetuta ka vendosur vetëm për ankesën e 30 deputetëve të PD-së, në mes të cilëve, Gazmend Bardhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Edhe pse në Gjykatën Kushtetuese është dorëzuar një ankimim i firmosur nga Lulzim Basha, Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka marrë në shqyrtim.

Ndërkohë, pezullimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri nga Gjykata Shqiptare është kthyer menjëherë në lajmin kryesor në mediet italiane.

Ansa, La Reppublica dhe Corriere Della Sera kanë raportuar vendimin e gjykatës më të lartë në Shqipëri. Ndërsa “La Stampa” e cilëson vendimin si një “dush të ftohtë” për qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni.

“Një idiotësi evropiane”, e cilësoi deputeti italian i të Gjelbërve, Angelo Bonelli, paktin në mes të dy kryeministrave.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika