Gjykata merr vendim, arrest shtëpiak për Sali Berishën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Salih Berisha.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) pas kërkesës nga Prokuroria e Posaçme SPAK ka vendosur që ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha të jetë zyrtarisht në arrest shtëpiak me mbikëqyrje policore, raporton Top-Channel.

GjKKO ka marrë vendim që ish-kryeministri Berisha të mos largohet nga banesa, si dhe të mos komunikojë me persona tjerë përpos me ata me të cilët bashkëjeton.

“Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të. Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftim.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka kërkuar për Berishën arrest në shtëpi, ruajtjen e tij me punonjës policie dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë.

Me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”- thuhej në kërkesën e SPAK.

Kjo kërkesë nga SPAK erdhi pasi më herët, ish-kryeministri i Shqipërisë nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, atë të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore. Berisha ka pretenduar se kërkesa e SPAK ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën pasi kërkesa nuk ishte aprovuar nga Parlamenti për t’i hequr atij imunitetin.

Në tetor, SPAK-u njoftoi se Berisha akuzohet për korrupsion në një rast bashkë me dhëndrin e vet, Jamarbër Malltezi, për privatizimin e paligjshëm të kompleksit sportiv Partizani.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika