Gjykata merr vendim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

Është vendosur masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për vdekjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, (të mitur), për vdekjen e 18-vjeçarit nga Podujeva.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se ka nisur një hetim preliminar ndaj Policisë së Kosovës në lidhje me rastin e vdekjes së 18-vjeçarit nga Podujeva.

Lulzim Fejzuallahu nga Podujeva vdiq, pasi dyshohet se u godit me veturë e më pas u rrah brutalisht më 14 janar, nga dy të mitur në rrugën “Drenica”.

Ai ishte dërguar për trajtim në spital pasi mori lëndime të rënda, por nuk mundi t’i përballojë plagët e marra.

Ndryshe, sot Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur një hetim preliminar ndaj Policisë së Kosovës në lidhje me rastin e vdekjes së 18-vjeçarit nga Podujeva.

Në një përgjigje për Dukagjinin, IKP-ja ka thënë se hetimi preliminar përfshin, përveç të tjera, edhe grumbullimin e informacioneve shtesë rreth veprimeve të policisë, si dhe sigurimin e të gjitha shkresave lidhur me këtë rast.

Lexo dhe: Rasti i vdekjes së 18-vjeçarit nga Podujeva, IPK-ja: Kemi nisur hetim preliminar rreth veprimeve të policisë

“Duke iu referuar kërkesës suaj, ju informojmë se lidhur me këtë rast Inspektorati Policor i Kosovës, sipas detyrës zyrtare, ka filluar një hetim preliminar që përfshin përveç tjerash edhe grumbullimin e informacioneve shtesë rreth veprimeve të policisë, si dhe sigurimin e të gjitha shkresave lidhur me këtë rast. Veprimet tjera do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat e hetimit preliminar dhe autorizimeve ligjore të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika