(VIDEO)Gjykata Ndërkombëtare Penale: ‘Hetime aktive’ për krimet e dyshuara të luftës të kryera në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Izrael
Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, e ka vizituar pikën kufitare Rafah këtë fundjavë dhe tha se GJPN-ja ka “hetime aktive në vazhdim në lidhje me krimet, të dyshuara të kryera në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Izrael më 7 tetor. “Nuk duhet të ketë asnjë pengesë që furnizimet me ndihma humanitare të shkojnë për […]
“Nuk duhet të ketë asnjë pengesë që furnizimet me ndihma humanitare të shkojnë për fëmijët, gratë dhe burrat, civilët. Ata janë të pafajshëm. Ata kanë të drejta sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare”, ka thënë Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Karim Khan.
“Është një moment objektiviteti, një moment reflektimi i qetë dhe duhet të jetë një moment në të cilin komuniteti ndërkombëtar dhe arkitektura ndërkombëtare e ndërtuar mbi rrënojat e Luftës së Dytë Botërore … nuk garantojnë kurrë më … neveritë”, ka shtuar Khan.
Prokurori ka thënë se hetimet janë duke i bërë me profesionalizmin për t’u siguruar faktet.
“Ne po shikojmë në mënyrë të pavarur situatën në Palestinë. Ne po shohim ngjarjet në Izrael… Ne kemi nevojë për bashkëpunim. Ne kemi nevojë për ndihmë. Por ne do të kemi vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe profesionalizmin për t’u siguruar që të ndajmë akuzat nga faktet”, ka përfunduar ai, raporton The Guardian, përcjell Dukagjini.
#ICC Prosecutor @KarimKhanQC was at the Rafah Border Crossing between Egypt and the Gaza Strip this weekend.
Watch his remarks on the current situation in Israel and the State of Palestine. 👇 pic.twitter.com/Z22DMLaAv3
— Int’l Criminal Court (@IntlCrimCourt) October 29, 2023















