Gjykata në Bosnje konfirmon aktakuzën ndaj Dodikut

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka konfirmuar më 11 shtator ka konfirmuar aktakuzën e përgatitur kundër Millorad Dodikut dhe Millosh Lukiqit

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka konfirmuar më 11 shtator ka konfirmuar aktakuzën e përgatitur kundër Millorad Dodikut dhe Millosh Lukiqit.

Presidenti i Republikës Sërpska, Dodik, dhe ushtruesi i drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Lukiq, akuzohen për vepra penale për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë.

Avokati i Dodikut, Goran Bubiq, ka thënë se ai do të deklarohet për aktakuzën pasi autoritetet t’ia dorëzojnë atë. Ai tha se ka lexuar në media se aktakuza është ngritur, por nuk ka asnjë informacion zyrtar për të.

Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës kishte ngritur aktakuzën ndaj Dodikut dhe Lukiqit më 11 gusht dhe ai dërgoi atë Gjykatës për konfirmim. Por, më 18 gusht, Gjykata i kërkoi Prokurorisë që të bënte disa ndryshime në aktakuzë.

Më 24 gusht, Gjykata e pranoi aktakuzën e ndryshuar kundër Dodikut dhe Lukiqit.

Aktakuza erdhi pasi Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska kalo dy ligje të diskutueshme më 27 qershor, të cilat Dodik i nënshkroi dhe më pas ato u publikuan në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.

Këto ligje thonë se vendimet e Zyrës së përfaqësuesit të lartë në Bosnje më nuk do të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe nuk do të respektohen në këtë entitet. Po ashtu, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës më nuk do të vlejnë në Republikën Sërpska.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, më 1 korrik anuloi këto vendime.

Zyrtarët në Republikën Sërpska, të udhëhequr nga Dodiku, kanë thënë se Schmidt nuk ka legjitimitet, sepse ai nuk është emëruar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, pasi është kundërshtuar nga Kina dhe Rusia.

Për shkak të aktakuzës, mbështetësit e Dodikut kishin protestuar më 1 shtator./REL

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika