Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka refuzuar kërkesën e kompanisë Meta Platforms për hedhjen poshtë të një padie të ngritur nga 29 prokurorë të përgjithshëm të shteteve amerikane, të cilët e akuzojnë kompaninë se ka projektuar platformat Facebook dhe Instagram në mënyrë që të krijojnë varësi te fëmijët dhe se ka fshehur me vetëdije dëmet që ato mund të shkaktojnë.

Vendimi u mor nga gjyqtarja federale Yvonne Gonzalez Rogers në Oakland të Kalifornisë, e cila nuk pranoi kërkesën e Metas për rrëzimin e pretendimeve që lidhen me mashtrimin e konsumatorëve, praktikat e padrejta dhe shkeljen e Ligjit Federal për Mbrojtjen e Privatësisë së Fëmijëve në Internet (COPPA)./Reuters

Gjykata konstatoi gjithashtu se Meta nuk kishte respektuar detyrimet ligjore për njoftimin e prindërve dhe marrjen e pëlqimit të tyre, duke u dhënë të drejtë shteteve paditëse në këtë pjesë të çështjes, raportoi të mërkurën Reuters.

Në një reagim, Meta deklaroi se nuk pajtohet me akuzat dhe shprehu bindjen se provat do të tregojnë angazhimin e saj afatgjatë për mbështetjen e të rinjve.

Nga ana tjetër, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, e cilësoi vendimin si “fitore të rëndësishme” në përpjekjet për ta mbajtur Metën përgjegjëse për, sipas tij, nxitjen e krizës së shëndetit mendor te fëmijët amerikanë.

Padia bazohet në studime që, sipas shteteve paditëse, tregojnë se përdorimi i Facebookut dhe Instagramit nga fëmijët mund të lidhet me depresionin, ankthin, pagjumësinë, pengimin e procesit arsimor dhe jetës së përditshme, si dhe me vetëlëndimin dhe rastet e vetëvrasjes.

Meta i ka kundërshtuar këto pretendime, duke argumentuar se prokurorët nuk kanë prova se kompania ka mashtruar publikun për ndikimin e platformave të saj. Kompania thekson gjithashtu se “varësia nga rrjetet sociale” nuk është një çrregullim i njohur zyrtarisht në psikiatri dhe se Facebooku dhe Instagrami janë të destinuar për publikun e gjerë, jo vetëm për fëmijët nën moshën 13-vjeçare.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika