Gjykata pezullon nga detyra zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Belinda Ballukun
Gjykata e Posaçme ka vendosur të pezullojë nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas vendimit, asaj i është ndaluar gjithashtu të dalë jashtë vendit. Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderë. Akuza lidhet me veprimet e saj në cilësinë e ministres të Infrastrukturës dhe […]
Gjykata e Posaçme ka vendosur të pezullojë nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Sipas vendimit, asaj i është ndaluar gjithashtu të dalë jashtë vendit.
Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderë.
Akuza lidhet me veprimet e saj në cilësinë e ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë një procedure prokurimi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, konkretisht për seksionin rrugor Orikum-Himarë.















