Gjykata pezullon vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e çmimit të rrymës

Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten ka vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Gjyqtari i rastit ka vendosur që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë deri në një vendim përfundimtar.

Ky vendim, ka ardhur pas padisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përfaqësuar nga sekretari i Përgjithshëm, Bajrush Xhemajli, me propozim për shtyrje të ekzekutimit të vendimit.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Bajrush Xhemaili

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative në konfliktin administrativ të paditëses – propozueses Partia Demokratike e Kosovës kundër të paditurës – kundërpropozueses ZRRE me seli në Prishtinë, për shkak të anulimit të vendimit Nr.077/22 të datës 09.02.2022, i publikuar me datë 16.02.2022 me propozim për shtyrjen e ekzekutimit të të njëjtit, jashtë seancës me datë 08.04.2022 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar si të bazuar propozimin e paditëses-propozueses PDK-së.

“Shtyhet ekzekutimi i vendimit Nr.077/22 i datës 09.02.2022, i publikuar me datë 16.02.2022 të paditurës ZRRE me seli në Prishtinë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses”, thuhet në njoftim e Gjykatës.

Padia e parashtruar në mars nga Partia Demokratike e Kosovës ishte kundër Vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), me të cilin janë aprovuar tarifat e reja të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

PDK-ja pretendon se ZRrE-ja duke mos e përfshirë strukturën e re tarifore të pagesës së enërgjisë elektrike, katër komunat veriore, përveç diskriminimit mbi bazën e vendbanimit, ka kontribuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe në cenimin e parimit të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të shtetit.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Po ashtu, PDK-ja ka pretenduar se vendimi i ZRrE-së ka mangësi në pikëpamje të plotësimit të kushteve ligjore të procedurës administrative.

“Vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës për të paditur Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, vjen pasi Grupi Parlamentar ka parashtruar edhe kërkesën për themelimin e komisionit hetimor parlamentar, në të cilin do të hetohen vendimet, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe institucioneve të tjera, në raport me menaxhimin e sektorit të energjisë, veçanërisht në muajt e krizës energjetike në të cilën u keqpërdorën dhjetëra miliona euro, pa plan, pa strategji, pa transparencë dhe në mënyrë të kundërligjshme”, thuhej në njoftim, nga PDK-ja.

Gjithashtu partia në fjalë ka ndërmarrë edhe një komision hetimor parlamentar për krizën energjetike, i cili do të duhet të zbatohet pas sigurimit të 40 nënshkrimeve të nevojshme.

Ndërsa, tarifat e reja të energjisë nga ZRrE-ja u vendosen më 9 shkurt 2022, dhe u publikuan më 16 shkurt 2022.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika