Gjykata refuzon paraburgimin, cakton arrest shtëpiak për 7 të akuzuarit për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë të pandehurve të dyshuar për vepra penale të korrupsionit.

Sipas vendimit të Departamentit Special, të dyshuarit N.K., N.R., Sh.S., H.M., H.M., V.G. dhe A.P. po hetohen për marrje ryshfeti, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, dhënie ryshfeti, si dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale të dhënies së ryshfetit.

Pas shqyrtimit të kërkesës dhe dëgjimit të palëve në procedurë, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që në vend të paraburgimit të caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Kjo masë do të zgjasë një muaj për secilin të pandehur, duke filluar nga data 06.05.2026 deri më 05.06.2026.

Gjatë kësaj periudhe, të pandehurit nuk lejohet të largohen nga vendbanimet e tyre, përveç rasteve të lejuara nga gjykata. Në vendim theksohet se në rast shkeljeje të masës, mund të caktohet paraburgimi.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./EO

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika