Një gjykatë federale në SHBA ka rrëzuar politikën e administratës së presidentit Donald Trump që kishte pezulluar lëshimin e vizave emigruese për shtetasit e 75 vendeve të botës.
Gjykatësja Jeannette Vargas e cilësoi masën si të paligjshme, duke konstatuar se ajo tejkalonte kompetencat e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Pezullimi ishte vendosur në janar dhe përfshinte vende nga Amerika Latine, Afrika, Azia, Lindja e Mesme, Karaibet dhe Ballkani.
Në mesin e shteteve të prekura ishte edhe Shqipëria, si dhe Bosnja dhe Hercegovina. Administrata amerikane e kishte arsyetuar masën me shqetësimet se aplikantët nga këto vende mund të bëheshin të varur nga ndihmat publike në SHBA.
Vendimi erdhi pas një padie të ngritur nga organizata për të drejtat e emigrantëve, aplikantë për viza dhe shtetas amerikanë që sponsorizonin familjarët e tyre.
Gjykata vlerësoi se kufizimi i lëshimit të vizave vetëm mbi bazën e shtetësisë binte ndesh me ligjin federal amerikan për emigracionin.
Departamenti amerikan i Shtetit nuk kishte dhënë menjëherë koment lidhur me vendimin e gjykatës.
