Gjykata Speciale arreston Ismet Bahtjarin dhe Sabit Januzin, dyshohen për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar për arrestimin e Ismet Bahtjarit dhe Sabit Januzit që dyshohen për pengimin e drejtësisë dhe frikësimin e një dëshmitari

Gjykata Speciale

Këtë të premte, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar për arrestimin e dy personave, të cilët dyshohen për pengimin e drejtësisë dhe frikësimin e një dëshmitari.

ZPS-ja ka njoftuar se Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi janë arrestuar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), dhe se ata janë dërguar në qendrën e paraburgimin të DHSK-së në Hagë.

Sipas njoftimit, Bahtijari dhe Januzi dyshohen se u përpoqën ta “bindnin një dëshmitar të mos dëshmonte” në gjyqin e Dhomave të Specializuara.

“Bahtjari dhe Januzi u arrestuan në lidhje me krime kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin gjatë procedurave penale, sipas nenit 387 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) 2019, Kodi nr. 06/L-074, dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401(1), (2) dhe (5) të KPK-së, në shkelje të nenit 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Gjykatësi i Procedurës Paraprake ka vendosur se ka dyshime të mirë-bazuara se z. Bahtjari dhe z. Januzi u përpoqën të bindin një dëshmitar që të mos japë dëshmi në procedurat e Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Tutje në njoftim thuhet se në arrestimine Bahtijarit dhe Januzit ka ndihmuar Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrjen ndaj dëshmitarëve, dhe pengimin e drejtësisë, dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast”, thuhet tutuje në njoftim.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika