Këtë javë Gjykata Speciale pritet ta fillojë punën pas përfundimit të pushimit dimëror.

Seancat do të fillojnë të martën, derisa  gjatë javës do të mbahen katër seanca në rastin ‘Shala’.

Ndërsa, në rastin gjyqësore “Hashim Thaçi dhe të tjerët”, seancat do të fillojnë më 15 janar.

Gjatë muajit janar, sipas kalendarit të Dhomave të Specializuar, do të jenë në tërësi 16 seanca gjyqësore, në dy rastet gjyqësore për ish-krerët e UÇK-së.