Ish-presidentit të Kosovës edhe ish-drejtorit Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, i është vazhduar  paraburgimi nga Gjykata Speciale, në ditë ku Thaçi para 15 vjetëve e kishte shpallë pavarësinë e Kosovës.

Gjykata Specia vendimin me të cilinë ia vazhdon paraburgimin ish-kryeministrit të Kosovës e ka nxjerrë në ditën kur shtetësia e Kosovës i bënë 15 vite pavarësi.

“Gjykata urdhëron vazhdimin e paraburgimit për Thaçin”, thuhet në vendimin e Gjykatës Speciale.

Më poshtë mund t’i lexonin arsyet pse i është vazhduar paraburgimi ish-Drejtorit Politik të UÇK-së.

Këtu sipas Speciales përfshihen “ndikimi dhe autoriteti i Hashim Thaçit, njohuritë për akuzat dhe provat kundër tij dhe gjithashtu mundësia për një dënim me burgim të gjatë”, “rrezikun që Thaçi do të pengonte procedurat e Gjykatës Speciale”, “rrezikun e kryerjes, nxitjes ose ndihmës për krime të mëtejshme”, “faktin që masat kufizuese për lirim nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet”, “peshën dhe kompleksitetin e akuzave kundër Thaçit” dhe “progresin që vazhdohen të bëhet drejt fillimit të gjykimit e ku kanë mbetur më pak se gjashtë javë”.