Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

"Trupi Gjykues konstatoi se ekziston ende rreziku që z. Krasniqi dhe z. Selimi mund të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejnë krime të tjera kundër atyre që konsiderohen se janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë ose do të japin dëshmi në çështjen gjyqësore dhe/ose pritet të paraqiten para Dhomave të Specializuara"

Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Gjykata Speciale ua gjatë ua ka vazhduar paraburgimin ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi për media nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Sipas njoftimit, Trupi Gjykues ka konstatuar se ekziston ende rreziku që Krasniqi dhe Selimi mund të penojnë në ecurinë e procesit gjyqësor.

“Në të njëjtën çështje gjyqësore, Trupi Gjykues, më 17 maj 2023, urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, me vendim përkatës për secilin. Trupi Gjykues konstatoi se ekziston ende rreziku që z. Krasniqi dhe z. Selimi mund të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejnë krime të tjera kundër atyre që konsiderohen se janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë ose do të japin dëshmi në çështjen gjyqësore dhe/ose pritet të paraqiten para Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika