Gjykata Supreme refuzon ta trajtojë rastin e imunitetit të Trumpit me procedurë të shpejtë

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së.

Gjykata Supreme ka vendosur që, tani për tani, të mos vendosë nëse ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka imunitet nga ndjekja penale për dyshimet se ka tentuar të përmbysë rezultatin zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Vendimi nënkupton që rasti do të vazhdojë të kalojë nëpër procedurat e apelit.

Gjyqtarët e Supremes e kanë kundërshtuar kërkesën e jashtëzakonshme të prokurorit të Posaçëm, Jack Smith, i cili i ka kërkuar gjykatës që ta trajtonte këtë çështje në mënyrë të përshpejtuar.

Prokurorët e kanë akuzuar Trumpin – kandidatin më favorit nga radhët e republikanëve për të fituar nominimin për garën presidenciale më 2024 – se ka tentuar të pengojë Kongresin për të certifikuar fitoren e presidentit aktual, Joe Biden, në zgjedhjet e vitit 2020.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika