Gjykata Themelore cakton arrest shtëpiak për një të dyshuar lidhur me përgatitje të veprave terroriste dhe pjesëmarrje në ISIS

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për ish-pjesëtarin e ISIS, me inicialet K.H., ku ky i fundit kishte marrë pjesë në përgatitjen e sulmeve terroriste në territorin e Ballkanit dhe atë së pari në Kosovë.

Në njoftim thuhet se K.H. dhe disa të tjerë kishin përgatitur sulme terroriste në territorin e Ballkanit dhe atë së pari në Kosovë, kishin planifikuar që të sulmojnë ndërkombëtarët dhe institucionet  e sigurisë, me qëllim që duke luftuar seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të ndryshme.

“I pandehuri K.H., obligohet që të qëndrojë në vendbanimin e tij dhe në asnjë mënyrë pa leje të gjykatës nuk guxon të largohet nga shtëpia e tij, ndërsa mbikëqyrjen e masës së arrestit shtëpiak do ta bëjë Policia e Kosovës, ashtu që nëse i pandehuri nuk i përmbahet kësaj mase, masa e arrestit do të zëvendësohet me masën e paraburgimit, po ashtu është obliguar Stacioni Policor që për mos respektimin e kësaj mase nga ana e të pandehurit K.H, të lajmërojë Gjykatën Themelore – Departamentin Special në Prishtinë.

I pandehuri K.H i takon organizatës terroriste ISIS, i njëjti gjatë muajve shtator – tetor të vitit 2016, sipas udhëzimeve të ish-udhëheqësit të Shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri, së bashku me të pandehurit tjerë, kishin përgatitur sulme terroriste në territorin e Ballkanit dhe atë së pari në Kosovë, kishin planifikuar që të sulmojnë ndërkombëtarët dhe institucionet  e sigurisë, me qëllim që duke luftuar seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të ndryshme, pastaj në territorin e tyre të krijojnë shtetin islamik “Iraku dhe Levant”, me këtë në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës si dhe veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist,” thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas njoftimit, gjykata vlerëson se në bazë të rrethanave faktike, nëse i dyshuari K.H do të mbrohet në liri, i njëjti mund të ik dhe të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, e që me këto veprime do të pengonte rrjedhën e procedures penale, po ashtu gjykata vlerëson se nëse i pandehuri mbrohet në liri, ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, andaj gjyqtari i procedurës paraprake erdhi në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është e bazuar, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit K.H, me qëllim të sigurimit të pranisë së tij në procedurë penale dhe të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika