Gjykata Themelore refuzon gjykimin në mungesë për Radojçiqin dhe të tjerët

Lideri i grupit terrorist, Milan Radojçiq

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën për të gjykuar në mungesë Milan Radojçiqin dhe 41 të tjerë të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë.

Sipas njoftimit zyrtar, trupi gjykues ka konstatuar se kërkesa e Prokurorisë është e pabazuar në këtë fazë të procedurës, pasi Kodi i Procedurës Penale dhe Kodi Penal i Kosovës kërkojnë kritere specifike për të lejuar një gjykim në mungesë. Deri më tani, këto kushte nuk janë përmbushur.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për procedimin e gjykimit në mungesë ndaj të pandehurve M.R, V.R, U.J, M.J, V.A, A.M, L.S, V.D, V.V, S.J, M.K, U.M, T.V, D.V. V.J, S.P, N.S, M.V, S.R, M.R, M.A, Z.C, K.D, S.M, M.S, A.J, R.G, I.M, G.Z, N.R, R.A, M.M, D.B, D.D, D.V, A.T, M.K, M.N, N.I dhe V.I, të akuzuar për veprën penale kryerja e veprës penale terroriste dhe veprën penale Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, i pandehuri M.R, i akuzuar edhe për vepër penale lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit si dhe vepër penale shpërlarja e parave.

Kryetari i trupit gjykues, ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe ka gjetur se kërkesa për procedimin e gjykimit në mungesë është e pabazuar dhe në këtë fazë të procedurës nuk mund të procedohet me gjykimin në mungesë ndaj të pandehurve që gjenden në arrati, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës për gjykim në mungesë.

Gjykimi ndaj të pandehurve në fjalë, do të vazhdoj pas arrestimit dhe ekstradimit eventual të tyre në Republikën e Kosovës.

Palët e pakënaqura me këtë aktvendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special”, thuhet në njoftim.

Milan Radojçiq, i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë ku mbeti i vrarë një zyrtar policor i Kosovës, është në mesin e 42 personave të cilët janë nën fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kosovare.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” me “Pearson” mbajtën trajnim për qindra mësimdhënës të Gjuhës...

Shtëpia botuese “Dukagjini” në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson” mbajti të shtunën trajnim njëditor në Prishtinë, për qindra mësimdhënës të gjuhës angleze me temën...

Promovohet libri “Libri im i kujtimeve” nga autori Rafet Rudi

“Libri im i Kujtimeve” ka titullin libri më i ri i autorit Rafet Rudi, të cilin ai e promovoi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.Në...

Osmani nis vizitën e parë shtetërore në Zvicër: Po shkruajmë...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj të parë shtetërore në Zvicër, e cila po zhvillohet në rezidencën zyrtare...

Të fundit nga rubrika