Gjykata ua ndalon hyrjen në Kosovë për tre vjet dy serbëve që u arrestuan për tensionet në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka ndaluar hyrjen për tre vjet në Kosovë dy serbëve, Sinisha Jetviq dhe Ivan Sekuliq të cilët u arrestuan për tensionet në veri të dyshuar për organizimin e protestave në që ndodhën në fund të majit

FOTO: Kallxo.com

Ish-pjesëtari i ushtrisë Jugosllave, Sinisha Jetviq dhe polici Ivan Sekuliq, të akuzuar për huliganizëm dhe armëmbajtje pa leje në protestat në Leposaviq, u shpallën fajtorë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, pasi pranuan fajësinë në seancën e së mërkurës.

Sinisha Jevtiq dhe Ivan Sekuliq, përveç dënimit me dëbim nga Kosova, u dënuan me burgim prej 6 muajsh për veprën penale të pjesëmarrjes në turma që kryejnë vepra penale dhe huliganizmi.

Dënimi me burg do të zëvendësohet në dënim me gjobë, në lartësi prej 7,000 eurosh.

Ndërsa, Ivan Sekuliq për veprën penale të pjesëmarrjes në turmë që kryejnë vepra penale dhe huliganizmi u dënua me burgim prej 6 muajsh, i cili po ashtu do t’i kthehet në gjobë.

Kurse për armëmbajtje pa leje u dënua me gjobë në shumë prej 2,000 eurosh.

Ivan Sekuliq i shqiptohet dënimi unik me gjobë prej 9,000 euro.

Të dyve gjykata jua shqiptoi dënimet plotësuese – dëbimi nga territori i Kosovës dhe ndalim hyrje në territor të Kosovës për 3 vjet.

Gjithashtu u urdhërua konfiskimi i sendeve të sekuestruara në kohën e kryerjes së veprës penale.

Ndryshe, në dosjen e Prokurorisë Speciale të siguruar nga KALLXO.com, thuhet se i pandehuri Sinisha Jevtiq ka qenë pjesëtar i ushtrisë Jugosllave dhe i dekoruar edhe me medalje nga Millosheviqi, për merita në luftën e Koshares.

Të njëjti ishin arrestuar në fund të majit në pikën kufitare në Jarinjë, kurse Prokuroria Speciale ndaj tyre ka ngritur aktakuzë në 20 korrik.

Sipas aktakuzës së siguruar nga Kallxo.com, të njëjtit me datë 30 maj kanë kaluar pikën kufitare të Jarinës në Leposaviq të armatosur me thika, çekiç, flamuj të Serbisë, spika metalike, sprej, maska dhe mjete të tjera të rrezikshme.

Dosja e Prokurorisë shtjellon se të njëjtit ishin bashkëngjitur turmës së dhunshme të demonstruesve serb, me ç’rast demonstruesit kanë ushtruar dhunë të pakontrolluar me mjete shpërthyese të improvizuara, ku ishin lënduar së paku 30 pjesëtarë të KFOR-it, prej të cilëve 3 janë lënduar nga plumbat e armëve të zjarrit.

Përveç kësaj, sipas aktakuzës, janë shkaktuar edhe dëme materiale ndaj makinave të KFOR-it, si dhe makinave të gazetarëve duke përfshirë edhe djegien e plotë të disa automjeteve.

Ndërsa, sa i përket të akuzuarit Ivan Sekuliq, aktakuza thotë se gjatë demonstratës ai është ndaluar nga policia kufitare dhe gjatë kontrollit në makinë i janë gjetur katër piper sprej në bagazh, të cilat nuk ka qenë i autorizuar t’i mbante, të cilat më pas i janë konfiskuar.

Andaj, Prokuroria Speciale të akuzuarit i ngarkon me veprën penale të pjesëmarrjes në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, e cila inkriminohet me nenin 404 të Kodit Penal.

Ndërsa, Ivan Sekuliq ngarkohet me mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve e inkriminuar me nenin 366 të Kodit Penal.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Sinisha Jetviq në polici gjatë intervistimit kishte deklaruar se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë ka qenë për pjesëmarrje në ceremoni fetare./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika