Gjykata ua vazhdon arrestin shtëpiak edhe për dy muaj sulmuesve të gazetarit Valon Syla

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar arrestin shtëpiak edhe për dy muaj sulmuesve të gazetarit Valon Syla

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurve K.H, O.K dhe L.D, për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, e cili tha se masa e arrestit shtëpiak i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 muajsh, prej datës 12.07.2023 deri me datë 12.09.2023.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehurve K.H, O.H dhe L.D, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur lidhur me masën e sigurisë. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak  kundër të pandehurve K.H, O.K dhe L.D, ashtu që masa e arrestit shtëpiak i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj, prej datës 12.07.2023 deri me datë 12.09.2023”, thuhet në përgjigje, shkruan BetimipërDrejtësi.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 14 prill 2023, ua kishte caktuar masën e paraburgimit tre të pandehurve, L.D, K.H dhe O.H, dhe e njëjta ishte vërtetuar edhe nga shkalla e dytë.

Ndërsa, më 12 maj të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të ndërpresë masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve, e njëjta masë ishte zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej dy muajsh.

Tre të dyshuarit u arrestuan më 12 prill, ndërsa Prokuroria Speciale më pas njoftoi se të arrestuarit janë personat e dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H., dhe se të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’’.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar duke thënë se sulmet ndaj gazetarëve dhe ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes, shkelin parimet thelbësore demokratike.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili kërkoi nga institucionet që rastin ta trajtojnë me seriozitet. Njëjtë kërkoi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sulmin ndaj Sylës e ka dënuar edhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias. Ndërsa, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka thënë se dhuna fizike ndaj gazetarëve po shndërrohet në një dukuri dhe se kësaj dhune po i paraprin fillimisht një linçim publik medial. KMDLNj-ja e ka cilësuar sulmin ndaj Sylës si sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika