Gjykatat e Kosovës marrin vendime në favor të të pandehurve

Në plot 27 raste nga viti 2015 e deri në vitin 2021, Gjykata Supreme ka kontatuar se Gjykatat e Kosovës kanë marrë vendime në favor të të pandehurve. Këto raste, nga ish-kryetari i Supremes, Fejzullah Hasani po vlerësohen si të shpeshta. Ai thotë se këto ndodhin edhe për shkak të paditurisë, si dhe mungesës së ekspertizës. E nga shoqëria civile po thuhet se prokurorët e gjykatësit të cilët po marrin vendime të tilla, po shpëtojnë pa u ndëshkuar

Dhjetra persona do të duhej të ishin në burg duke vuajtur dënimet për krimet që kanë kryer.

Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, për shkak se Gjykatat në Kosvoë kanë vendosur kundërligjshëm që të mos i dënojnë.

Madje, është Gjykata Supreme e Kosovës që ka vërtetuar se nga viti 2015 në 27 raste gjykatat e nivelit më të ulët kanë vendosur në favor të të akuzuarve.

Por, pavarësisht se instaca më e lartë e drejtësisë ka gjetur se gjykatës të ndryshëm kanë bërë kësi lëshime, personat të cilët kanë kryer këto krime nuk do të mund të gjykohen më asnjëherë.

Kjo pasi që Kodi i Porcedurës Penale, parasheh që kur dy instaca të drejtësisë vendosin në favor të të pandehurit, shklla e tretë vetëm mund ta konstatoj gjendjen por rasti nuk mund të rihapet.

Ish-kryetari i Supremes, Fejzullah Hasani thotë se përgjatë viteve kanë pasur një mori rastesh të tilla.

“Po kemi shumë raste që janë konstatuar shkeljet. Tash arsyet mund të jenë më të ndryshmet, për faktin se edhe gjyqtarët janë njerëz që vuajnë nganjëherë nga padituria, nganjëherë nga mungesa e ekspertizës, nganjëherë, nuk po e përjashtoj mundësinë edhe gabime të qëllimshme”, ka thwnw Fejzullah Hasani – Ish-kryetar i Gjykatës Supreme

Një gabim i tillë, Supremja ka vlerësuar se është bërë edhe me hudhjen e aktakuzës ndaj ish-drejtorit të krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri.

Ai akuzohej nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mirëpo përkundër që Themelorja e Prishtinës kishte vlerësuar se ka bazë për gjykim, Gjykata e Apelit e kishte hedhur poshtë këtë aktakuzë.

Fejzullah Hasani, Ish-kryetar i Gjykatës Supreme

Ish-kryetari Hasani tregon se janë shumë të rralla rastet kur mund të ketë rishikim të procedurës si shkak i konstatimeve të Supremes.

“Po mund të rishikohet procedura penale nëse vërtetohet se i pandehuri e ka detyruar gjyqtarin që të marrë një vendim të tillë, me kërcënim, me kanosje, duhet të shpallet fajtor ai për këtë. Nëse e ka detyruar prokurorin të heq dorë nga akuza, ose e ka detyru dëshmitarin të dëmtoj rrejshëm, ekspertin. Vetëm në këto situata mund të rihapet procedura në dëm të të pandehurit, në asnjë situatë tjetër nuk mund që çështja sërish të aktivizohet”, ka shtuar ai.

E Blerta Ibërdemaj nga BIRN, tregon se gjyqtarët të cilët po bëjnë gabime të tilla, nuk po marrin dënime nga Këshilli Gjyqësor.

Blerta Ibërdemaj nga BIRN

“Prej asaj që kemi parë është se askush nuk po vihet fajtor për këtë gjë, ndërsa gjyqtarët e prokurorët janë ata që po kalojnë pa therrë në këmbë, për shkak se të njëjtit po vlerësohet shkëlqyeshëm në vlerësim të performancës. Ndërsa është Gjykata Supreme, gjykata e instancës më të lartë prej gjykatave të rregullta që po konstaton shkelje edhe një mori gabimesh”, ka deklaruar Blerta Ibërdemaj – BIRN

Sipas Ligjit, Gjykata Supreme mund të kërkoj kërkoj rigjykim apo rivendosje në procdurë penale, vetëm kur vendimet e Gjykatave janë në dëm të të pandehurve.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika