“Gjykatësi që shqiptoi dënimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt: Pjesëtarët e Grupit Drenica i kishte quajtur kafshë që duhen zbutur”

Gjykatësi i Gjykatës Speciale, kur kishte qenë pjesë e misionit të EULEX-it në Kosovë, pjesëtarët e Grupit Drenica i kishte quajtur kafshë që duhen zbutur, ketë e ka bërë të ditur gazetari hulumtues Vehbi Kajtazi

Gazetari Hulumtus, Vehbi Kajtazi

Gazetari Vehbi Kajtazi i ftuar në emisionin “Debat Plus”,  ka treguar se si e ka zbuluar padrejtësinë e misioneve në Kosovë. Sipas tij, i njëjti gjykatës, që ka shqiptuar dënimin për rastin e Haradinajt e Gucatit, në të kaluarën i kishte quajtur pjesëtarët e Grupit Drenica kafshë që duhen zbutur.

“Ky kryetari i trupit gjykues, zotëria i cili po tenton t’i frikësojë të tjerët, vetëm se po jua bëj me dije se, ky zotëria në rastin e grupit të Drenicës, gjatë gjykimit ka thënë se këta janë kafshë që duhet të zbuten, dhe për këtë është denoncuar publikisht, edhe askujt nuk i është dëgjuar zëri për këtë punë. Thjesht kanë dalë shkrimet dhe argumentet. Këto që po i them unë, janë në padinë e ish-kryetarit të EULEX, Malcom Simons”, ka thënë Kajtazi.

Tutje, ai ka thënë se padia është shqyrtuar në instanca gjyqësore në Londër dhe Bruksel.

Sipas Kajtazit, si është e mundur që dikush që i quan kafshë që duhen zbutur pjesëtarët e Grupit Drenica, e ka rolin e gjykatësit që shqipton dënimet ndaj tyre, edhe pse kjo mund të jetë e bazuar në ligj.

“Gjithçka mund të jetë e bazuar në ligj, por problemi qëndron se kush po e zbaton atë ligj“, ka thënë Kajtazi.

Sipas gazetarit hulumtues Vehbi Kajtazit, mbi 50 për qind e gjyqtarëve të EULEX-it janë në Gjykatën Speciale.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika