Gjykimi i Iran Badallit, kërkon dënimin e avokatit që e quajti kriminel

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, është mbajtur seanca e radhës për shpërthimin në Zhur, ku vdiq një polic e të tjerë u lënduan. I akuzuari kryesor për këtë rast, Iran Badalli, iu përgjigj pyetjeve të prokurorit, por refuzoj të përgjigjet edhe në pyetje të njërit avokat të palës së dëmtuar, me arsyetimin se i njëjti e kishte quajtur kriminel

Pamje nga procesi gjyqësor i Iran Badallit

Iran Badalli, i akuzuar për shpërthimin që la të vdekur një polic e plagosi tre të tjerë, ka vazhduar të jap dëshminë e tij në procesin gjyqësor kundër tij dhe Arben Gashit.

Por ai ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve të avokatit Blerim Mazreku, me arsyetimin se avokat mbrojtës i të dëmtuarës Merita Qunaj, në fjalën hyrëse e kishte quajtur atë kriminel.

Madje për këtë cilësim, avokati mbrojtës i të akuzuarit, Valdrin Gashi, me anë të një parashtrese ka kërkuar që kolegu i tij të kërkoj falje, dhe trupi gjykues ta dënoj të njëjtin për gjuhë fyese.

“Qëllimi jonë nuk është vetëm gjoba që mund të i shqiptohet kolegut në fjalë, sepse hipotetikisht shuma e caktuar nga ana e gjykatës nuk do ta gëzonte të mbrojturin tim, mirëpo e kemi për qëllim që jo vetëm kolegu në fjalë por kjo të jetë hera e fundit, që një person pavarësisht epitetin që e ka ne një proces gjyqësor dinjiteti i tij duhet të ruhet pafundësisht”, tha avokati Gashi.

Pamje nga procesi gjyqësor i Iran Badallit

Megjithatë, avokati Blerim Mazrekaj, tha se nuk do kërkoj falje dhe se qëndron edhe më tutje prapa asaj fjale që ka thënë në fillim të procesit gjyqësor, duke u arsyetuar se i njëjti është recidivist.

“Lidhur me kërkesën përkatësisht kryqëzimit, e mos përgjigjes në pyetjet e mia është e drejtë që i takon të akuzuarit dhe një të drejtë të tillë as nuk ia kontestojë, e për me tepër ku nga provat e administruara gjatë këtij shqyrtimi është fare i panevojshëm që të më përgjigjet në ndonjë pyetje sepse nuk ka asgjë kontestuese në këtë rast”, tha Mazrekaj.

Në seancën e sotme, në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari Iran Badalli ka vazhduar të japë dëshminë e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit.

Përgjigjet e tij ishin të shkurtra, derisa në seancën e kaluar Badalli, ka deklaruar se nuk qëndron prapa deklarimeve që ka dhënë në Polici, për pranimin e fajësisë, për shkak se sipas tij, zyrtarët policor e kishin maltretuar dhe e kishin detyruar ta nënshkruante deklaratën pa e lexuar.

Ai tha se eksplozivin e kishte kërkuar i akuzuari tjetër, Arben Gashi për ta transportuar jashtë shtetit, dhe se i njëjti e kishte lënë eksplozivin në shtëpinë e tij, pa e informuar atë.

Iran Badalli e Arben Gashi po përballen me akuza për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm e për armëmbajtje pa leje.

Shpërthimi tragjik, kishte ndodhur më 28 janar të vitit 2020, gjatë bastisjes së shtëpisë së Badallit, në fshatin Zhur të Prizrenit.

Shija e redaktorit

Albina Kelmendi dhe familja do të performojnë në natën e...

Shqipëria e cila këtë vit prezantohet nga Albina Kelmendi me familje me këngën “Duje”, do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, më 11...

Komuna e Prishtinës publikon çmimet e reja për trafikun urban

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të...

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Më të lexuarat

Në Kuvendin e Serbisë kërkohet mbyllja e kufijve për kosovarët që...

Slavisha Ristiq, anëtari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka kërkuar që të mos u lejohet hyrja në Serbi, kosovarëve që...

WhatsApp lëshon përditësimin e ri  për t’i lejuar njerëzit të...

WhatsApp ka lansuar një përditësim të madh të ri për t'i lejuar njerëzit të bisedojnë edhe në mes të mbylljeve të internetit. WhatsApp ka lansuar...

IKD: Shteti ka dështuar në rastin “Kobra”

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se rasti “Kobra” paraqet një shembull të dështimit të sistemit të drejtësisë, i cili, sipas tyre, ka...

Të fundit nga rubrika