Gjykimi i munguar për krimet e luftës në Kosovë

Që nga viti 2019 në Kosovë është i lejuar gjykimi në mungesë për rastet e krimeve të luftës. Miërpo, përkundër që ka rreth tri vjet që një proces i tillë është i mundur, në Kosovë nuk ka nisur akoma ndonjë gjykim i tillë. Masakra e fshatit Rezallë është një prej krimeve serbe, kryerësit e të cilit besohet se lehtë do të dënoheshin

Ky dokument është vendim i Gjykatës së Qarkut të Serbisë i cili sipas Shaban Deliut, vërteton se në fshatin Rezallë forcat serbe kryen krime lufte.

Ai mban edhe vulën e Gjykatës, si dhe nënshkrimin e gjyqtarit.

“Në këtë dokument të cilin e posedojmë dhe e kam në dorë, është një dëshmi nga masakra e Rezallës ku faktikisht e pranojnë këta që në Rezallë kanë ndodhë vrasje, këta thojnë 35 persona, por këtu në fakt janë ekzekutuar 44 vetë”.

”Dokumenti është i lëshuar nga Gjyakata e atëhershme e Serbisë, e cila ka qenë e instaluar në Mitrovicë dhe është nënshkrimi i gjyqtarit Nenad Rifunoviç,” ka thënë një banor i Rezallës, Shaban Deliu.

Një prej përgjegjësve për këto krime, Deliu thotë se është edhe një prej gjeneralëve të ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq.

Ndaj tij, banorët e Rezallës kanë ngritur para disa viteve edhe një kallëzim penal.

Mirëpo, përkundër gjithë këtyre veprimeve ndaj Dikoviq dhe të tjerëve, akoma nuk ka nisur ndonjë proces gjyqësor.

Në Kosovë që nga viti 2019 lejohen gjykimet në mungesë.

Megjithatë, deri tash nuk ka nisur asnjë proces i tillë.

Ligjit në vitin 2021 i janë bërë disa plotësim-ndryshime të cilat i lehtësojnë gjykimet në mungesë.

“Tashmë nuk ka asnjë pengesë ligjore për të bërë hetime dhe për të bërë gjykime në mungesë për të gjithë ata kriminelë që kanë bërë krime të luftës në Kosovë”.

”Autoritetet e Kosovës, sistemi ynë i drejtësisë duhet që me prioritet t’i trajtoj këto raste, siç e thashë në fillim jo shumë për të shpaguar humbjet e mëdha në njerëz të familjarëve tanë, por për të dokumentuar dhe formalizuar përgjegjësinë e autoriteteve serbe”, ka thënë Adnan Rrustemi, Deputet i VV-së.

E kundër këtyre gjykimeve është Fondi për të Drejtën Humanitare.

Bekim Blakaj që drejton degën e Fondit në Kosovë thotë proceset e tilla është vështirë të mbahen në mënyrë të duhur.

“Në rend të parë sepse bie ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, mirëpo çështja është edhe më e thëllë se kaq sepse ne mendojmë që ata që kanë kryer krime lufte duhet të gjykohen me prezencën e tyre dhe nëse iu dëshmohet fajësia duhet ta mbajnë burgimin, jo të dënohen dhe prapë të jenë të lirë”, ka deklaruar Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Televizioni ka disa javë që ka dërguar kërkesë për të realizuar një intervistë me prokuroren Drita Hajdari e cila është koordinatore e prokurorëve që hetojnë krimet e luftës.

Mirëpo, Prokuroria e Shtetit nuk është përgjigjur.

Shaban Deliu për 21 vite e kishte babanë e zhdukur nga masakra e kryer në Rezallë.

“Qe 21 vjet nuk ka qenë pak me jetu në ankth, në brengë se ku e qysh. Lajmi ka qenë i gëzuar, por në fakt edhe i mërzitshëm sepse njëfar ndjesie sikur me u vra atë ditë. Pritja e tyre në Merdare ka qenë kogja e dhimbshme, kogja e mërzitshme, kogja e rëndë. Por në fakt, tash, sivjet në përvjetorin e parë pasi u gjetë baba, ne jemi ndjerë më mirë, ma lehtë,” shtoi Deliu.

Këtë vit janë bërë 23 vite nga masakra në Rezallë të Skënderajt, në të cilin, gjatë luftës janë ekzekutuar 98 shqiptarë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika