Gjykimi ndaj Mustafës – dëshmitari i prokurorisë flet në seancë private

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar të dëgjohet kundërdëshmia e një dëshmitari të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës. Me kërkesë të ZPS-së dhe aprovim të trupit gjykues, dëshmitari i mbrojtur po dëgjohet tërësisht në seancë private

Në gjykimin për krime lufte që po zhvillohet ndaj Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po dëgjohet kundërdëshmia e një dëshmitari të prokurorisë, në seancë tërësisht private.

Kjo për shkak të mbrojtjes psikologjike të dëshmitarit dhe interesit të drejtësisë, ka thënë kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia, e cila ka dhënë urdhër që dëshmitari të dëgjohet në seancë private.

“Mbështetur në informacionin që iu dha trupit gjykues nga Zyra për mbrojtjen e dëshmitarëve, dhe pasi vlerësuam se është në interes të drejtësisë të garantojmë se dëshmitari ta jepë dëshminë në mënyrë të lirë, trupi gjykues aprovon kërkesën e ZPS-së për ta marrë dëshminë e dëshmitarit tërësisht në seancë private”, ka thënë ajo.

Kundërdëshmia e këtij dëshmitari të ZPS-së vjen pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe ana e prokurorisë dhe nga mbrojtja e Mustafës.

Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara.

Ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.

Seanca ndaj Salih Mustafes

Më 22 mars, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, i cili po gjykohet për krime lufte në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, i ishte vazhduar paraburgimi.

Ndryshe, aktakuza ndaj Salih Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020, ku ngarkohet për krime lufte.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave.

Në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Sipas aktakuzës së konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika