Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmitari pyetet për takimin me Demaçin dhe Kurtin

Në seancën e së hënës në Hagë, dëshmitari i 20-të ka mohuar të ketë pasur kontakte ose biseda me kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurtin dhe Adem Demaçin

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Në seancën e së hënës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari i 20-të (me kodin 04368) është pyetur për takimin me Adem Demaçin dhe Albin Kurtin.

Mbrojtja e Thaçit, avokati Gregory Kehoe e ka pyetur atë kur kishte shkuar bashkë me persona tjerë për të takuar Demaçin dhe se a kishte folur edhe me Kurtin si asistent i Demaçit.

‘‘Demaçi nuk ka dalë prej zyrës (nuk kuptohet), Kurtin e adhuroj sot se është një kryeministër shumë i mirë, por nuk kam pas muhabete me Kurtin as me Demaçin. Demaçi nuk na ka pranuar se e diti situatën si është dhe nuk na ka pranuar’’, u përgjigj dëshmitari.

Kur është pyetur më tej për marrëdhënien e tij me Kurtin, përgjigjja ka qenë me përmbajtje të redaktuar, por veç kësaj, dëshminë e këtij dëshmitari e ka karakterizuar pjesa e ‘‘përmbajtjes së redaktuar’’ në pothuajse tërë dëshminë e tij.

Përmbajtje të redaktuar ka pasur edhe kur është pyetur dëshmitari për periudhën kohore të kidnapimit të të afërmit me numër 1.

Më tej, i pyetur se në raportin ECMM të 1999-ës a kishte thënë se kidnapimi dyshohet se është bërë nga xhelozia dhe se i afërmi i tij nuk kishte pasur interes në politikë dhe se s’kishte ditur të shkruajë dhe lexojë, por se kishte pasur ndikim, dëshmitari është përgjigjur “unë jo, nuk di kush e ka thënë këtë”.

Sërish, kur u pyet se a është fakt se ai personalisht dhe i afërmi numër 2 i kishin thënë ECMM-së se rrëmbimi erdhi për shkak të nxitjes së armiqve krahinor, përmbajtja ishte e redaktuar.

Në ndërkohë gjatë seancës, bëhej një pjesë e shkurtër publike dhe pa u kuptuar pyetja e tërësishme apo përgjigjja, DhSK vendoste përmbajtjen e redaktuar.

Dëshmitari gjatë kësaj seance ka pohuar se të afërmit numër 1 dhe numër 2 kanë paguar serbët që mos ta fusnin të afërmin numër 2 në burg dhe po ashtu i afërmi numër 1 kishte qenë i përfshirë me fshatarët tjerë për të ditur sa para donin serbët që mos t’i merrnin në burg.

Në anën tjetër, duke u përgjigjur në pyetje e mbrojtjes së Selimit, avokatit Eric Tully, dëshmitari tha se nuk i kujtohet të ketë thënë se kidnapimi ishte bërë që të vinte shembull te të tjerët dhe të nxiste terror mes fshatarëve.

Po ashtu, dëshmitari tha se ai gjatë dhe pas luftës kishte qenë përkrahës i LDK-së, por se tani mbështet LVV-në.

Ai në intervistën për ZPS-në lidhur me të afërmin numër 1, në pyetjen se pse mendohej se donin ta likuidonin, ishte përgjigjur se ishin bërë gjërat bashkë, si fakti që ishte me LDK-në dhe inati që kishin njerëzit në fshat ndaj tij.

Kohë pas kohe seanca ka qenë edhe në sesione të shkurta private dhe se seanca do të vazhdojë me dëgjimin e këtij dëshmitari pas pushimit të drekës. /Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika